Bashkëpunimi për zhvillim

Ne ju këshillojmë projektet në shtetet në Europën Juglindore.
- Bashkëpunimi për zhvillim

Si një organizatë, kompani apo autoritet jeni të angazhuar në projektet e kooperimit internacional për zhvillim të qëndrueshëm në shtetet e Jugut dhe Lindjes. Ndoshta ju nevojitet përkrahja gjatë planifikimit, implementimit dhe evaluimit të projekteve tuaja si dhe gjatë shkrimit të kërkesave dhe ofertave për fonde.

Duke ju falenderuar përvojës sonë të sukseshme shumëvjeçare në konsultimin e projekteve dhe implementimin e bashkëpunimit zhvillimor të projekteve joqeveritare dhe qeveritare me Europën Juglindore si dhe përvojës në zhvillimin e politikës, ne ju qasemi secilës nevojë tuaj-në mënyrë të shtruar, efikase, të orientuar drejt rezultatit dhe në kohë të duhur. Vargu i shërbimeve tona përfshin:

  • Konsultimi dhe përkrahja gjenerale në Project Cycle Management
  • Përkrahja dhe implementimi i projekteve tuaja (poashtu në vendndodhje)
  • Vlerësimi dhe evaluimi i projekteve dhe programeve tuja zhvillimore
  • Elaborimi i koncepteve të monitorimit
  • Analiza e situatës dhe problemeve, analiza e sfidave dhe mundësive
  • Analiza e akterëve
  • Definimi i hipotezës ndikuese (impact hypotheses), hartografia përfunduese (outcome mapping), teoria e ndryshimeve (theory of change)
  • Shkruarja e program propozimeve dhe projekt propozimeve
  • Draftimi i ofertave mbi tenderët publik
  • Formulimi i kërkesave për fonde
  • Hulumtimi në sferën e bashkëpunimit zhvillimor dhe politik 

Ne poashtu ofrojmë ti menaxhojmë projektet tuaja në shtetet e Ballkanit. Ne mbështetemi në rrjetin mëse të gjërë të ekspertëve dhe ju sjellim ekspertizë profesionale veçanërisht në temat vazhduese:

  • Zhvillimin Ekonomik (veçanërisht SME dhe promocioni ekonomik, ambienti i biznesit, planifikimi i biznesit, promovimi i novacioneve) 
  • Reformat arsimore (në të gjitha nivelet, duke përfshirë trajnimin profesional dhe arsimin univerzitar)
  • Promovimin e energjisë përtëritëse dhe shfrytëzimin e burimeve.
  • Zhvillimi Social dhe shëndetësia
  • Zhvillimi i qëndrueshëm 
  • Planifikimi hapësinor dhe zhvillimi regjional
  • Ekologji (veçanërisht mbrojtja e klimës, shumëllojshmëria biologjike, uji dhe mbrojtja e ujit)
  • Qeverisja dhe participimi politik
  • Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punës 
  • Migrimi, Diaspora dhe zhvillimet

Fuqia jonë speciale është aplikimi i hyrjeve proces-,reformë- dhe sistem-orientuara të bashkëpunimit zhvillimorë që duhet të sjellin zgjidhje të qëndrueshme dhe me pikëpamje të gjerë. Ne e vëmë në përdorim kompetencën tonë metodologjike dhe parimin tonë pronësi të aktorëve vendor. 

Ju lutemi na kontaktoni që të bisedoni mbi nevojat tuaja. Ne i adoptohemi plotësisht nevojave tuaja dhe jemi mëse të kënaqur t’ju ofrojmë një ofertë individuale.




Logout

Detajet mbi kontaktin

policymakers international
Karpfenweg 17
CH-4052 Basel

Telefon: +41 61 311 83 08
Skype: policymakers international
E-mail: info@policymakers.ch

Privacy Policy